Policia e Kosovës, në raportin e saj, për 24 orët e fundit, ka bërë me dije se në Gjilan janë arrestuar dy të dyshuar, njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore.
Raporti i policisë për rastin:
VRASJE NË TENTATIVË
Gjilan 24.02.2021 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.