/2L ONLINE/ – Duke iu referuar zhvillimeve në Rajonin e Gjilanit, autoritetet policore kanë bërë me dije se dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që të njëjtit gjatë një përleshje mes veti kanë pësuar lëndime trupore, njëri nga arma e zjarrit dhe tjetri nga thika. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 2 fishekë të kalibrit 9mm, një thikë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalim policor. /2L ONLINE/