DYLON

Vrasje e rëndë në komunën e Kamenicës

Vrasje e rëndë në komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare.

Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori i rastit, policia dhe ekipa mjekësore, me ç’rast nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e të ndjerës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndërsa, i dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.