DYLON

Vrasësit e lumenjve

Avatar photo Redaksia

Amir JAKUPI

/2L ONLINE/ – Me pak rreshta dua ta ngre shqetësimin tim në lidhje me degradimin dhe shkatërrimin e lumenjve në Kamenicë. Gjendja tashmë është alarmante. Niveli qendror ka dështuar në ndalimin e abuzuesve të mjedisit, pak shpresë na ka mbetur te Komuna.

EkoHigjiena

Është për keqardhje kur sheh rezistencën e seperacioneve të rërës e zhavorrit për ta ndaluar veprimtarinë e tyre ilegale, edhe përkundër krimeve shumëvjeçare mjedisore që çuan deri në humbje jetësh njerëzore.

Ata po tregojnë se janë në gjendje të bëjnë cdo gjë; të organizojnë protesta e të bllokojnë rrugë, të sulmojnë banorët dhe ekipet televizive, t’i koruptojnë inspektorët, por edhe të gjuajnë me kallash. Por, dikush duhet t’i ndalë. Prej nivelit qendror ‘i kemi çu duartë’, sytë i kemi te Komuna.

Përballë krimit ndaj lumenjve e mjedisit, bie çdo argument përfshirë edhe ata më banalët, si humbja e disa vendeve të punës. Njerëzit atje, janë në hall të madh.

Këta abuzues mjedisor ia kanë ndryshuar dhunshëm rrjedhën lumenjve, kanë degraduar sistemin e tyre, kanë shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore dhe zonave të banuara, po e shkatërrojnë botën bimore të kultivuar përgjatë lumenjve.

Kthim prapa s’duhet të ketë, pavarësisht kostos.

Seriozitetin e kryetarit dhe organeve komunale do ta shohim në ditët dhe javët e ardhshme./2L ONLINE/

Autori është përfaqësues i OJQ “Fortesa”, Kamenicë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.