DYLON

Vrapiim i rregullt i shëndetshëm

Avatar photo Redaksia

​Vrapimi i shpejtë, i përditshëm prej 5 deri në 10 minuta në ditë është po aq i shëndetshëm sa edhe vrapimi intensiv prej tri orësh në javë. Këtë e ka treguar një studim i gjerë, i realizuar me 55 mijë persona të rritur në Teksas të SHBA-së.

Studimi i publikuar në „Journal oft he American College of Cardiology“ ka konstatuar se vrapimi i rregullt në distanca të shkurta ose të gjata e zgjat jetën për mesatarisht tre vjet në krahasim me njerezit që nuk vrapojnë fare.

EkoHigjiena

Sipas studimit, jo vetëm distanca por edhe tempoja e vrapimit ka rëndësi të madhe. Kush vrapon me shpejtësinë më të vogël se 10 kilometra në orë pëmirëson shëndetin e tij njësoj sikur ai që vrapon me shpejtësi të madhe. Vrapimi përmirëson sidomos parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studiuesit nga universiteti Iowa, të cilët kanë bërë vlerësimin e të dhënave të studimit të realizuar në Teksas kanë thënë se nuk duhet vënë objektiva shumë ambicioze për lëvizjet trupore. Kush nuk dëshiron të vrapojë por më e dëshirë ecë, mund ta përmirësojë shëndetin e tij edhe duke ecur. Por në atë rast, ai duhet të ecë nga 15 minuta me tempo të shpejtë për të arritur atë që të tjerët me vrapim e arrijnë për 5 minuta.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.