DYLON

Vranja flet për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit

Vranja flet për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit
Avatar photo Redaksia

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, përkrahur nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët  ka mbajtur konferencën për media në përfundim të realizimit të projektit mbi të arriturat e objektivave dhe rezultatet e projektit.

Në fillim të konferencës projekt menaxheri Sherafedin Vranja njoftoi të pranishmit për qëllimin dhe objektivat, aktivitetet e realizuara gjatë implementimit të projektit.

EkoHigjiena

Si rekomandime kryesore të dala nga  debati dhe trajnimeve janë : Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, Vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, Hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, Organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, Vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, Rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.

Po në kuadër të aktiviteteve është organizuar kursi katër mujor për mësimin e gjuhës shqipe ku këtë kurs e kanë vijuar njëzet qytetarë të komuniteteve të komunës së Kamenicës

Rekomandimet e dala nga aktivitetet do të ju adresohen Kryetarit të Komunës, Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, për shqyrtimin dhe realizmin e rekomandimeve.

Në konferencë kanë marrë pjesë: Zyrtar nga zyra për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, zyrtarë të drejtorive komunale, zyrtarë nga zyra për komunitete, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Ky projekt është financuar  nga Zyra e Kryeministrit / Zyra e Komisionerit për Gjuhët .  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.