/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije se një qytetar i cili ka ngarë automjetin e tij në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident dhe ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafik për çka do të përballet me drejtësinë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se rasti që është cilësuar si “Rrezikim i trafikut publik”, ka ndodhur në rrugën “Avdulla Tahiri”, në Gjilan ku i dyshuari në gjendje të dehur ka drejtuar automjetin e tij Mercedes me targa 06, ku për një çast ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në komunikacion dhe më pas është ndeshur me automjetin Opel Vectra me targa 06. Atij iu është bërë alkotesti që ka rezultuar me 2.36%, promil alkool në gjak.
Ndryshe, si pasojë e aksidentit vozitësja e veturës Vectra ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti procedohet për shqyrtim të mëtejmë në Prokurori Themelore. /2L ONLINE/