Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e sotme të balotazhit për kryetar të 25 komunave, kanë dalë pak mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, që është për 6 për qind më pak se në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Këto janë të dhënat preliminare të KQZ-së pas mbylljes së vendvotimeve në të gjithë Kosovën.
Komunat që prijnë me përqindjen e votimit janë Parteshi, Kllokoti dhe Artana (Novobërda), kurse me përqindjen më të ulët janë Klina dhe Dragashi.