Votoni për zërin qytetar në kuvendin komunal, votoni LDK!

Votoni për zërin qytetar në kuvendin komunal, votoni LDK!

Të nderuar/a bashkëqytetarë/e,

Ja pra mbërritëm në këtë ditë të fundit të fushatës elektorale! Që të kemi një zhvillim të fuqishëm e të merituar të komunës sonë, për një të ardhme më të mirë për ne, ju lus që në mënyrë të dinjitetshme të merrni pjesë në zgjedhje të dielën, për të mundësuar që të realizojmë programin zhvillimor-strategjik për mandatin e ardhshëm nën bashkë qeverisjen me kryetarin Lutfi Haziri.

Këtë mund ta realizojmë vetëm të bashkuar në votë me 22 Tetor 2017.

Po, ne mund ta zhvillojmë edhe më tutje qytetin e Gjilanit për të mirë.

Vota Juaj për numrin 47 Lutfi Haziri dhe Vota Juaj për numrin 47 LDK dhe numrin 25 për Burim Berisha do të jetë votë për:

1. Arsim cilësor dhe të digjitalizuar në proces
2. Për përkrahje të biznesit vendor familjar/lokal dhe të jashtëm
3. Për zërin qytetar në kuvendin komunal
4. Për shërbime publike efikase dhe përkrahje të iniciativave qytetare
5. Për administratë digjitale efikase
6. Për qeverisje më efikase, transparente e llogaridhënëse dhe të bazuar në Auditimet e brendshme.

Besoj në Ju dhe në udhëheqje me kryetarin Lutfi Haziri!

Përzemërsisht i Juaji! Burim Berisha, doktor i shkencave ekonomike.

E sponsorizuar

KOMENTE