Kandidati i LDK-së për Kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me familjen e tij ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”.
Haziri ka ftuar qytetarët që në mënyrë solemne të votojnë për ta përmbyllur procesin zgjedhor.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Gjilanit që të ndajnë pak kohë në këtë ditë të bardhë të nëntorit dhe në këtë të diele me gëzim që në mënyrë solemne e festive të dalin të votojnë dhe ta përmbyllin procesin zgjedhor të pushtetit lokal.
Është jo vetëm obligim qytetar, por edhe përgjegjësi e secilit prej neve që të kujdesemi për të zgjedhurit tanë.
Apeli im është që ta shfrytëzoni këtë ditë dhe këtë mundësi në mënyrë që ta projektoni katërvjetëshin e ardhshëm dhe besimi juaj shprehet vetëm me votë!”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/