DYLON

Voton Lutfi Haziri, fton gjilanasit që në mënyrë masive të votojnë për fatin e qytetit të tyre

Voton Lutfi Haziri, fton gjilanasit që në mënyrë masive të votojnë për fatin e qytetit të tyre
Avatar photo Redaksia

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka votuar sot në shkollën fillore “Abaz Ajeti”, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

“Zgjedhjet e sotme do të konfirmojnë mandatin e ardhshëm qytetar për zyrën e kryetarit të Komunës dhe Kuvendin Komunal. Sikur ky mëngjes i bardhë, besoj shumë që procesi të shkoj pa probleme e pa asnjë lloj tensioni, ashtu siç janë qytetarët e Gjilanit, të cilët e shënojnë këtë ditë përmes votimit në mënyre dinjitoze”.

“Shpresoj që dalja të jetë masive, të mos mbetet askush pa dalë sepse përcakton vendimmmarrësit e tyre për katër vitet e ardhshme, përcakton fatin për qytetin e tyre dhe jep impakt drejtpërdrejt të jeta personale e tyre. Gjilani po hyn në një fazë të zhvillimeve të mëdha në planin ekonomik”.

EkoHigjiena

“Sot, veçanërisht jam i lumtur që dy vajzat e mia votojnë për herë të parë dhe bëjnë historinë e tyre. I ftoj të gjithë votuesit e rinjë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të mësohen që t’i kontribuojnë vendit të tyre, qytetit të tyre dhe atdheut të tyre”, ka qenë mesazhi i Lutfi Hazirit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.