DYLON

Voton Lutfi Haziri: Apeloj qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita e tyre

Voton Lutfi Haziri: Apeloj qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita e tyre
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka votuar sot bashkë me familjen e tij në shkollën “Abaz Ajeti”.

Ai ka apeluar qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita e tyre.

EkoHigjiena

“Uroj që kjo ditë e bardhë në Gjilan të jetë ditë ku çdo qytetari ia jep mundësinë që me votën e vetë ta vendos vullnetin qytetar, në mënyrë që të kemi institucione stabile të shtetit, një mandat kushtetues të rregullt dhe ta largojmë kulturën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Është votë për stabilitet e për institucione dhe partitë politike e kanë për obligim bashkërisht të punojnë dhe ta ruajnë.

Gjilanasit sot po votojnë dhe numri i tyre është i mirë krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Në kushte dimri, po punojmë që të lehtësohen të gjitha hyrje-daljet dhe rrugët e fshatrave e qytetit.

Apeloj qytetarët që në qetësi dhe në mënyrë solemne të dalin dhe të votojnë sepse kjo është dita jonë, dita e qytetarëve”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.