Voton Arbër Ismajli: Fton qytetarët të dalin me krenari, ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar për të ardhmen e tyre
Kandidati i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka votuar sot në vendvotimin në Shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, në Gjilan.
“Bashkë me bashkëshorten time, Arta Berisha Ismajli, dhe djalin Artin, votuam me zemër plot besim e shpresë për të ardhmen që e duam. Ky veprim qytetarë përveç që është një e drejtë themelore, është edhe një përgjegjësi që e ndjejmë thellë si qytetarë të këtij vendi që duam ta shohim duke lulëzuar”, ka thënë Ismajli.
Ai ka kërkuar nga secili qytetarë që ende nuk ka votuar, të dalë me krenari dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen tonë të përbashkët.
“Le ta dëshmojmë edhe sot kulturën tonë qytetare, me qetësi, respekt dhe dashni për qytetin e Gjilanit”, ka thënë Arbër ismajli. /2LONLINE/.
