DYLON

Votojnë pesë kandidatët e LDK-së nga Gjilani

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Kanë votuar pesë kandidatët për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Gjilani. Lirije Kajtazi ka votuar në gjimnazin “Zenel Hajdini”, Murat Hoxha dhe Naim Behluli kanë votuar në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, Sabit Rrustemi në shkollën fillore “Agim Ramadani”, ndërsa Fatmir Rexhepi ka votuar në shkollën fillore “Thimi Mitko”.

Në mesazhet e tyre, ata thanë se kjo është dita me e rëndësishme e demokracisë, e cila iu mundëson qytetarëve për ta shprehur lirshëm vullnetin tyre, duke i ftuar qytetarët që të dalin masovikisht për ta shprehur vullnetin e tyre, dhe në këtë mënyrë do të vendosin për të ardhmen e tyre dhe për mundësi më të mëdha. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.