DYLON

Votohet Rezuluta për Demarkacionin e Kufirit me 72 vota pro

Avatar photo Redaksia

Projekt-Rezuluta është votuar nga deputetët me 72 vota PRO dhe 9 vota KUNDËR, transmeton Indeksonline. Kjo projekt-rezulutë është prezantuar pasi, Donika Kadaj-Bujupi mbajti një fjalë pas debatit ku tha se: “Interpelanca e propozuar nga z.Haradinaj, sot pas një debati të gjerë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që është në interes të të gjithëve, ka prodhuar një Projekt-Rezulutë, i përkrahur nga grupet parlamentare”.

Më pas u vazhdua me prezantim të Projekt-Rezulutës .

EkoHigjiena

“Kufiri të vendoset sipas kufive të Kushtetutës së vitit 1974 dhe sipas Kushtetutës së sotme, Kryeministri Mustafa të merr masa që Komisioni për Demarkacion të bëj publike diskutimet me Malin e Zi e më pas ky Komision të raporton tek Komisioni për Punë të Jashtme…”, ishin disa nga pikat e propozuara nga Kadaj-Bujupi e cila kërkoi votimin në këtë seancë.

Pika e parë u kërkua nga Sabri Hamiti të riformulohet pasi që ka një lëshim, që referenca në Kushtetutën e vitit 1974 të merret vetëm për kufirin me Mal të Zi sepse ajo kushtetutë përfshinë shumë fusha, me të cilin u pajtuan të gjithë duke përfshirë edhe Donika Kadaj-Bujupin si prezantuese e kësaj projekt-rezulute.

Ministri i Punëve të Jashtem, Hashim Thaçi më pas tha se duhet të kemi kujdes me ratifikimin, sepse ratifikimi do të bëhet edhe nga Mali i Zi jo vetmë nga ne./Indeksonline/