DYLON

Votohen rekomandimet për zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit

Avatar photo Redaksia

Rekomandimet e dala nga Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme për Ukshin Hotin, do të vazhdojnë edhe sot në seancën plenare të radhës. Sipas një peticioni për të cilin u fol dje, do të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që për gjashtë muaj të arrijë të paraqesë në bisedimet Kosovë-Serbi zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Rekomandimi i dytë është që Qeveria e Kosovës të sigurojë fonde për funksionalizimin e mekanizmave përkatës profesional, për arritjen e identifikimit të mbetjeve mortore.

EkoHigjiena

Rekomandimi i tretë është që gjatë takimeve me përfaqësuesit e OKB-së, BE-së dhe shteteve të tjera me ndikim, të kërkohet që në mënyrë të veçantë të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Gjithashtu, është kërkuar që të zbardhet sa më shpejt fati i Ukshin Hotit, i cili është zhdukur në një mënyrë misterioze nga drejtori i burgut të Dubravës./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.