DYLON

Votimi për Specialen, konfirmon partneritetin me SHBA dhe BE

Avatar photo Redaksia

Deputet i PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se votoi për themelimin e Gjykatës Speciale pa presionin e askujt. Sipas tij, votimi nuk ishte i lehtë, por i paalternativë. Pajaziti nënvizoi se deri në momentet e fundit kur po mbahej seanca e të hënës nuk kanë qenë të sigurt nëse i kanë votat e mjaftueshme për ta aprovuar procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, paraqiti edhe dilemat, siç i kanë pasur të gjithë deputetët e subjektit të tij për mënyrën se a do të mund të jetë objektive Gjykata Speciale duke i marr në konsideratë dyshimet se Serbia ka qenë mjaft aktive në përpunim të pasaktë të rasteve të krimeve të ndryshme.

EkoHigjiena

Megjithatë, Pajaziti theksoi se deputetët nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, po të konfirmojnë partneritetin me SHBA dhe BE.

http://www.rtklive.com/?id=2&r=38765

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.