DYLON

Votimi i fshehtë, si kartë e fundit

Avatar photo Redaksia

Partisë Demokratike të Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, i është ngushtuar hapësira për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja. Burime të gazetës Tribuna brenda kësaj partie nuk e mohojnë se janë në krizë të gjetjes së partnerëve qeverisës, por pohojnë se ende kanë shpresa për gjetje të një zgjidhjeje për seancën e 12 shtatorit.

Një nga skenarët që ka ditë që është duke e u përfolur dhe ende vazhdon të mbetet në lojë, sipas tyre, është imponimi i votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit.

EkoHigjiena

“Ne jemi të bindur se shumë nga deputetët e Bllokut, po të votonin sipas vullnetit të tyre, do ta votonin kandidatin tonë, jo pse e pëlqejnë, por për faktin se nuk dëshirojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, ka thënë një zyrtar i lart i PDK-së.

Por, skenari i votimit të fshehtë është vështirë i realizueshëm për faktin se për ndryshim të formës së votimit duhet mbështetja e shumicës parlamentare. Në atë votim, që praktikisht do të ishte elektronik, do dihej se kush e mbështet votimin e fshehtë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.