Vota për PDK-në, është votë për zhvillimin e komunës sonë, për një të ardhme më të mirë
Vota për PDK-në, është votë për zhvillimin e komunës sonë, për një të ardhme më të mirë.
Bujar Nevzati, kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale të Gjilanit
/Fjala prezentuese në tubimin promovues zgjedhor të PDK-së në Përlepnicë/
Të nderuar bashkëqytetarë, miq e dashamirë,
Jam shumë i nderuar dhe mirënjohës që edhe kësaj radhe të jem kandidati juaj për Asamblenë Komunale. Me zemër ju premtoj se do të jem i njëjti si deri më sot – ballhapur e krenar, i përkushtuar ndaj secilit qytetar pa dallim, sepse kështu jam edukuar nga ju, vendlindja ime e dashur.
Unë gjithmonë kam qëndruar dhe do të qëndroj vertikalisht në anën e së drejtës dhe interesit qytetar. Rrugën e nisur bashkë para 35 viteve, këtu në shtëpinë e kulturës “Zija Shemsiu”, do ta vazhdojmë së bashku. Kemi kaluar sfida, kemi pasur shumë angazhime, probleme e gëzime, por gjithmonë i kemi zgjidhur bashkë. Jam krenar që jam qytetar i Përlepnicës, vendlindjes së heroit Zija Shemsiu, e të profesor dr. Xhavit Ahmetit dhe shumë atdhetarëve e intelektualëve që i ka dhënë kjo trevë.
Zonja dhe zotërinj,
Unë kam qenë zëri i PDK-së për disa mandate në Kuvend dhe në qeverisje. Kam bashkëpunuar me asambleistë e kryetarë të subjekteve të ndryshme, por gjithmonë jam munduar të ngre problemet e qytetarëve pa hezitim, duke ruajtur dinjitetin tim, vendlindjen time dhe qëndrimet e partisë time pa asnjë kusht.
Për këtë arsye, kokën e mbaj lart ,sepse askush nuk mund të thotë se unë jam shitur apo blerë ndonjëherë. Kjo është edukata që më ka dhënë familja dhe vendlindja ime, dhe kështu do të mbetem gjithmonë.
Sonte jam këtu para jush që t’ju kërkoj votën, jo vetëm për veten time si kandidat për Asamble, por mbi të gjitha për kandidatin tonë për kryetar, z. Riad Rashiti, dhe për listën e përfaqësuesve të PDK-së.
Mirëpo, para se ta mbyll këtë pjesë, më duhet t’i them dy,tri fjalë edhe për qeverisjen në shkuarje të Alban Hysenit. Nuk e përmenda rastësisht përvojën time të gjatë në Kuvend e qeverisje: sepse ky kryetar ka qenë kryetari ma i dobët që nga paslufta, erdhi në qeverisje pa program, pa vizion, pa njerëz të punës, pa vullnet e pa dije. Në vend që ta zhvillonte Gjilanin, e la në prapambetje ,megjithëse komuna ka pasur buxhet më të madh se shumë komuna tjera në Kosovë.
As stadiumi i qytetit nuk e ndërtoi ,as autostraden se rregulloi ,as varrezat e reja nuk i filloi fare ,as parqet nuk i mirëmbajti,zhvillimin ekonomik e shkatërroi, shëndetësin e degradoi , asnjë projekt madhor nuk e realizoi .
Madje, muaj të tërë nuk kanë mundur të gjejnë as drejtor të financave. Ky ka qenë një mandat i dështuar dhe më 12 tetor qytetarët e Gjilanit duhet t’i japin fund kësaj praktike të keqqeverisjes.
Por, sonte të nderuar qytetarë jemi mbledhur këtu për të folur më shumë për të ardhmen tonë. Dhe e ardhmja quhet PDK dhe Riad Rashiti!
Pra,kandidati ynë, Riad Rashiti,është më i pregadituri profesionalisht dhe intelektualishtë se kandidatët konkurent në këto zgjedhje.
Ai është ekonomist me profesion, ka qenë kryetar i nëndegës së Malishevës dy mandate ,antar i kryesisë së degës dy mandate,menaxher i suksesshëm me përvojë të gjatë, ka qenë dy mandate këshilltar komunal, një mandat drejtor i zhvillimit ekonomik, një mandat drejtor i financave dhe aktualisht është kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan dhe kandidat për kryetar komune.
Ai ka programin më të mirë për zhvillimin e komunës. Ditën që merr mandatin, e di saktësisht ku duhet të fillojë dhe cilat projekte duhet t’i çojë përpara.
Përveç kësaj, z. Rashiti ka përreth vetes një ekip profesionistësh të mrekullueshëm dhe një listë të shkëlqyer kandidatësh për Asamblenë Komunale – njerëz me përvojë politike, profesorë, mjekë, inxhinierë, biznesmenë të suksesshëm dhe të rinj të shkolluar. Secili prej tyre është vlerë për qytetin dhe komunën tonë.
Prandaj, të nderuar qytetarë, këto 10 ditë që na ndajnë nga 12 tetori, ju ftoj të angazhoheni maksimalisht. Flisni me familjarët tuaj, me fqinjët, me miqtë dhe sqarojini pse vota për PDK-në dhe për kandidatin tonë për kryetar, Riad Rashiti, është votë për zhvillimin e komunës sonë, për një të ardhme më të mirë.
Dhe, krejt në fund, besojmë shumë se këto zgjedhje do të jenë të fundit që po mbahen pa liderët tanë, z. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët padrejtësisht po mbahen në Hagë.
Ju faleminderit,
Na prift e mbara!