DYLON

Vota juaj për kandidatët tanë është besim për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më njerëzore

Vota juaj për kandidatët tanë është besim për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më njerëzore
Avatar photo Redaksia

Vota juaj për kandidatët tanë është besim për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më njerëzore.

/Gëzim Ibrahimi, shef i Shtabit Zgjedhor të Nisma Socialdemokrate, Gjilan/

Të dashur qytetarë të Gjilanit,

Faleminderit nga zemra për çdo buzëqeshje, për çdo fjalë të mirë dhe për çdo përqafim që na dhatë gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Jemi në orët e fundit të një rrugëtimi të bukur, ku takuam njerëz të ndershëm e punëtorë në çdo cep të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit.

Kudo që shkuam, na pritët me dashuri, respekt dhe besim – dhe kjo është forca jonë më e madhe!

Këto katër vite të bashkëqeverisjes i kemi kaluar me përkushtim, me transparencë dhe pa asnjë aferë korruptive. Kemi punuar për qytetin tonë me zemër e me ndershmëri, dhe këtë rrugë do ta vazhdojmë bashkë.

Nisma Socialdemokrate do të jetë sërish zëri juaj në Kuvend – me punë të hajrit, me vepra të mira dhe me zemër për Gjilanin. Vota juaj për kandidatët tanë është besim për një të ardhme më të ndershme, më të drejtë dhe më njerëzore.

Si shef i shtabit, dua të shpreh mirënjohjen më të madhe për ekipin tim të mrekullueshëm që ka punuar pa u lodhur, ditë e natë.

Ju faleminderit nga zemra për përkushtimin, bashkëpunimin dhe energjinë që keni dhënë për këtë kauzë.

Qytetarë të dashur të Gjilanit,

Ju kërkoj përkrahjen edhe një herë, sepse asnjëherë nuk ju kam zhgënjyer – dhe nuk do t’ju zhgënjej as tani!

NISMA Socialdemokrate
#PërjetGjilani #186