DYLON

Volejbollistja Venera Kadriu vizitoi nxënësit e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”

Volejbollistja Venera Kadriu vizitoi nxënësit e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”
Avatar photo Redaksia

“Vizitë në shkollë, nga një volejbolliste, e kalibrit ndërkontinental. Nxënësit e shkollës sonë, patën rastin të dëgjojnë këshilla nga volejbollistja profesioniste, Venera Kadriu”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Mulla Idris Gjilani”, në Velekincë të Gjilanit. 

Karriera e saj e bujshme si, ish lojtare e Klubit të Volejbollit “Drita”, pastaj pjesë e Kombëtares së Kosovës në Volejboll, pastaj si lojtare profesioniste (për 5 vite radhazi) në SHBA, e së fundmi edhe si lojtare e Klubit të Volejbollit “Volley Luzern NLB” – në Luzern të Zvicrës,

EkoHigjiena

“Venera Kadriu mbajti këshilla profesionale për tre orë rresht me nxënësit e shkollës, e mbi të gjitha, u tregoj për rrugën e gjatë, drejt suksesit. Si shkollë, e falënderojmë shumë Venerën, për këshillat dhe kohën e saj, që ndau për Ne, sepse vizitat e këtilla vërtetë, sjellin freski dhe motiv tek nxënësit”, thuhet tutje në njoftimin e shkollës.

Gjithashtu, drejtuesit e kësaj shkolle kanë falënderuar edhe arsimtarin e lëndës së Edukatës Fizike, Gyltekin Selimi, i cili u kujdes dhe organizoi këtë takim/vizitë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.