DYLON

Volejbollistja kanadeze Biamba Kabengele bëhet pjesë e skuadrës “bardh e kaltër”

Volejbollistja kanadeze Biamba Kabengele bëhet pjesë e skuadrës “bardh e kaltër”
Avatar photo Redaksia

KV Drita – Femrat vazhdon me vendosmëri ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar edhe përforcimin e radhës ndërkombëtar. Fjala është për lojtaren kanadeze Biamba Kabengele, e cila sjell në Gjilan një kombinim të vlefshëm përvoje dhe cilësie, pas aktivizimit të saj në volejbollin universitar amerikan (SHBA) si dhe në Superligën e Francës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Biamba Kabengele është një lojtare me potencial të lartë, prezencë fizike, disiplinë taktike dhe mentalitet garues, e gatshme të kontribuojë maksimalisht për objektivat e klubit.

EkoHigjiena

“Presidenti i klubit, Idriz Berisha, po vazhdon të ndërtojë një skuadër të fortë dhe të balancuar, duke sjellë përforcime cilësore me eksperiencë ndërkombëtare, me synim të qartë: ta rikthejë KV Dritën aty ku e ka vendin”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas drejtuesve të klubit, me afrimin e Biamba Kabengele,  KV Drita tregon edhe një herë se nuk ndërton për pjesëmarrje, por për stabilitet, konkurrencë dhe fitore në çdo ndeshje.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.