DYLON

Volejbollisti Engjëll Dalipi vazhdon lojën me fanellën “bardh e kaltër”

Volejbollisti Engjëll Dalipi vazhdon lojën me fanellën “bardh e kaltër”
Avatar photo Redaksia

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë vazhdimin e bashkëpunimit me liberon tonë, Engjëll Dalipi, i cili ka nënshkruar kontratën e parë profesionale si 16 vjeçarë ku në sezonen e ardhshme do të jetë pjesë e formacionit të parë të KV Drita”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit të volejbollit Drita nga Gjilani.

Më tej thuhet se me angazhimin, luftën në çdo pikë dhe energjinë që sjell në parket, Engjëlli është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e skuadrës Drita dhe një nga talentët me të ardhme të ndritur në volejbollin tonë.

EkoHigjiena

“Vazhdimësia e tij është një tjetër hap drejt objektivave që klubi ka për sezonin e ri. I urojmë shumë suksese dhe fitore me fanellën e Dritës”, thuhet në fund të njoftimit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.