DYLON

Vokli Laroshi do ta ruaj portën e Gjilanit

Vokli Laroshi do ta ruaj portën e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit Vokli Laroshi.

Gardiani 23 vjeçar nga Tirana ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit gjilanas deri në verën e vitit 2027.

EkoHigjiena

Laroshi vjen nga klubi i Llapit në Kosovë, derisa karrierë ka bërë edhe te ekipi i Partizanit nga Tirana në Kategorinë Superiore. Gjithashtu, ai ka qenë edhe pjesë e grumbullimit të ekipi kombëtar të Shqipërisë U21.

“Ai i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik. Duke falënderuar Voklin për besimin, të gjithë në Sport Club Gjilani i urojnë suksese në zgjedhjen e bërë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.