Vojvoda: 12 mijë tifozë e kanë kryer punën si të ishin 30 mijë

Vojvoda: 12 mijë tifozë e kanë kryer punën si të ishin 30 mijë

Kosova sonte zhvilloi një ndeshje fantastike, duke shënuar fitore të madhe kundër Malit të Zi me rezultat 2:0.

Në një intervistë për media pas lojës, Mergim Vojvoda ka qenë falenderues ndaj tifozëve të Kosovës, duke thënë se “12 mijë tifozë e kanë kryer punën si të ishin 30 mijë, ata gjithmonë nuk ndalen dhe na japin më shumë motiv”, tha ai.

Po ashtu Vojvoda ka thënë se ishte një lojë e fortë por që kanë treguar vetëbesim. Mergimi po ashtu tregoi se mund të kishin dhënë më shumë gola në këtë ndeshje, mirëpo sipas tij nuk paten fat dhe është mire që nuk pësuan.

Kosova arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0, me golat e Rrahmanit dhe Muriqit

KOMENTE