DYLON

“Vojçeku” vjen në Teatrin e Gjilanit këtë të mërkure!

“Vojçeku” vjen në Teatrin e Gjilanit këtë të mërkure!
Avatar photo Redaksia

“Vojçeku” vjen në Teatrin e Gjilanit, këtë të mërkure, 19 nëntor, ora 20:00!

Një nga veprat më të fuqishme të dramaturgjisë botërore, “Vojceku”, nën regjinë e Zana Hoxhës, vjen në Gjilan për një mbrëmje të vetme – një përballje e ndjeshme me dhimbjen njerëzore, dashurinë e thyer dhe padrejtësinë shoqërore.

EkoHigjiena

“E bazuar në dramën e Georg Büchner dhe adaptimin modern të Jack Thorne, shfaqja na çon në Berlinin e vitit 1981, aty ku realiteti i ashpër i varfërisë, dhunës dhe përbuzjes i çon njerëzit drejt kufijve të çmendurisë”, thuhet në njoftimin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Në qendër të kaosit shoqëror që e rrethon, Vojçeku e mban veten gjallë vetëm me një dritë të vetme: dashurinë e tij të brishtë për Marian. Një dashuri që në pamje të parë duket e thjeshtë, njerëzore, e pafajshme — por e copëtuar ngadalë nga varfëria, presioni, turpi dhe hijet toksike të një bote që nuk lejon që ndjenjat të mbijetojnë.

Ky raport i lënduar mes dy njerëzve të dëshpëruar e shtyn shfaqjen drejt një fundi tronditës që e bën “Vojçekun” një histori universale të dashurisë që nuk arrin ta shpëtojë njeriun nga sistemi që e shtyp.

Shfaqja është produksion nga Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë

Luajnë:

Bujar Ahmeti • Vlora Dervishi • Edi Kastrati • Aurita Agushi • Arbies Komoni • Altina Kusari • Eden Kastrati

“Vojçeku” është për ata që kërkojnë teatër që prek shpirtin: brutal, i vërtetë, por i përshkuar nga dëshira e pashpresë për dashuri.

E mërkurë, 19 nëntor
Ora 20:00
Teatri i Gjilanit
Biletat në 045 222 525 ose drejtpërdrejt në Teatrin e Gjilanit

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.