Vogëlushi Lion Ajvazi, tërheq vëmendjen e shkollave turke të futbollit

Vogëlushi Lion Ajvazi, tërheq vëmendjen e shkollave turke të futbollit

Klubi i futbollit “Galatasaray” nga Turqia, shkollat përkatëse të futbollit të këtij klubi, kanë shprehur interesim për Lion Ajvazin. Për këtë tetëvjeçar, njëri ndër klubet më të njohura turke, Galatasaray, ka shprehur interesim për markimin e Lionit, që vije nga Zhegra e Gjilanit.

Siç, shpjegon prindi i tij, Fatgëzimi, njëherësh edhe trajner i Lionit, pavarësisht se në moshë tejet të re, Lioni tani është nën vëzhgimin e këtij klubi.

“Qysh në klasën e parë, Lioni ka shprehur interesim të jashtëzakonshëm për futbollin. Ka dy vite që ushtron intensivisht, si pjesë e klubit regjional të futbollit“, ka thënë prindi dhe trajneri i tij, Fatgëzim Ajvazi.

Ai tha se Lioni ka cilësi të dallueshme. Jo vetëm që e do futbollin, por ka përparuar mirë edhe në mësimin e teknikave të lojës, në arritjen e shpejtësisë, në kontrollimin e topit etj.

“Jam shumë optimist se, Lioni mund të bëhet një lojtar I shkëlqyeshëm”, ka thënë Ajvazi, me shpresën se Lioni do të bëhet pjesë e shkollës së këtij klubi për t’u bërë, në një të afërme, edhe një lojtar që do t del në fushën e blertë me fanellën e Galatasaray-it.

Lion Ajvazi, aktualisht është në klasën e dytë fillore.

KOMENTE