Ish- politikani Azem Vllasi, në një intervistë për televizionin Rrokum thotë se autoret e krimeve në vendin tonë, në veçanti gjitha veprimeve kriminale në veri, përfshirë edhe vrasjen e asamblistit Dimitrie Janiqijeviq, kanë një adresë, organizatën serbe “Dora e Zezë”, transmeton ORAinfo.
E si ka funksionie organizata “Dora e Zezë” në 100 vjetët e ekzekutimit të saj, që sipas Vllasit, ka qenë gjithmonë në shërbim të politikës serbomadhe, madje tu’ i vra edhe vete serbet:
Lidhur me kapjen e kriminelëve dhe zbardhjen e krimeve nga Serbia tash në prag të negociatave për anëtarësim ne BE, Vllasi thotë se Beogradi është i detyruar me e bë këtë. Madje, sipas tij, njerëzit që mbajnë pushtetin aktualisht në Serbi e dinë të vërtetën e këtyre krimeve, e gjithsesi këtu ka gisht edhe bashkësia ndërkombëtare.
Vllasi po ashtu, vlerëson se Serbia ka qenë përfituesja ma e madhe e dialogut me Kosovën në Bruksel. E bashkësia ndërkombëtare, është tregu tejet e mirë me Beogradin.