DYLON

Vletrësohet krijimtaria letrare dhe studimore e Anton Nikë Berishës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nesër në Gjilan, në veprimtarinë e radhës të edicionit të gjashtë të manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, vlerësohet krijimtaria letrare dhe studimore e prof dr. Anton Nikë Berishës, fitues i sivjem i Çmimit Letrar “Beqir Musliu”, me të cilin u nderua në qershor të këtij viti.

Për veprat letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës, pritet të flasin njohësit dhe studjuesit e letërsisë, prof dr. Nehas Sopaj, Ibrahim Kadriu, Prend Buzhala, Nexhat Rexha e Sarë Gjergji.

EkoHigjiena

Në sallën e vjetër të KK të Gjilanit, ku janë mbajtur veprimtaritë e deritashme të këtij edicioni pritet pjesëmarrje solide e krijuesve dhe artdashësve gjilanas si dhe nga qytete tjera të Anamoravës e më gjerë.

Prof dr. Anton Nikë Berisha, autor i 75 veprave origjinale dhe i 40 veprave tjera të cilat i përgatiti dhe përzgjodhi për botim, vjen enkas për këtë Manifestim nga Universiteti i Kalabrisë, ku punon e krijon prej 20 vitesh, me ftesë të Ars Clubit “Beqir Musliu” . /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.