(2LONLINE) – Dorëheqja e Izmi Zekës nga posti i kryetarit të degës së PDK-së është vlerësuar pozitivisht edhe nga ish kryetari i nëndegës së 17-të, Sabri Ibvrahimi, sipas të cilit , ndonëse është dorëheqje e vonuar pasi është dashtë të ndodh muaj e muaj më parë, megjithatë tani pas këtij akti dhe zhvillimeve të reja, shpërfaqet shpresa për këndellje të PDK-së.
Ibrahimi i ka thënë Portalit 2Lonline, se pikërisht për shkak të gjendjes së keqe në degën e PDK-së, ai kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së 17-të, qysh para 3 muajve. Këtë veprim ai thotë të ketë bërë si akt moral dhe demokratik që bëhet kudo në një vend të civilizuar.
“E pata njoftuar për dorëheqjen time edhe kryesinë e Degës, posaçërisht kryetarin, tani të dorëhequr, Izmi Zeka, të cilit i pata thënë se në Partinë Demokratike duhet të bëhen reforma të thella, po kjo ndodhi pas shumë presioneve edhe nga nëndegët, por edhe nga qendra”, ka thënë Ibrahimi, duke e komentuar kështu dorëheqjen e Zekës.
“Më në fund për dorëheqje u deshtë me kuptua pas disa muaj se nuk jem kërkah. Kjo dorëheqje është dashtë të jepet para shumë muajve, apo të them edhe para zgjedhjeve lokale është dashtë të ndodhë, por sido që të jetë, shpresojmë në zhvillime të mëtutjeshme dhe shpresëdhënëse”, ka thënë ish kryetari i nëndegës së 17-të Sabri Ibrahimi. /2lonline/