/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë pritur sot në takimi Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.
Me këtë rast Kryetari Haliti i ka njoftuar anëtarë e këtij komisioni me angazhimet e komunës në mbështetje të politikave rinore ku ka ndër tjerash ka përmendur miratimin e rregullores për promovimin e vullnetarizmit nga Kuvendi Komunal, hapjen e qendrës rinore, ndarjen e 15% të subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për të rijnë, mbështetjen e aktiviteteve vedijësuese, aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore për hartim të projekteve si dhe krijimin e hapësirave rekreative dhe sportive për të rijnë e kësaj komune.
“Institucionet Komunale të Vitisë, mbesin të përkushtuara që të përkrahim aktivitetet rinore duke filluar nga edukimi dhe arsimimi profesional dhe cilësor deri të aktivitetet e kulturore dhe sportive” u shpreh kryetari Haliti.
Ai ka besim të plotë se ky komision do të angazhohet që të mbështes rininë në përgjithësi, në këtë drejtim edhe rininë vitiase që ajo me aktivitet e veta të jetë në hapë me bashkëmoshataret e tyre nga vendet perëndimore.
Kurse, Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport, pasi që foli mbi aktivitet e zhvilluara nga kjo drejtori ndër tjerash tha se sipas Mozaikut të Komunave të Kosovës, qytetarët vitias janë të kënaqurit në nivel vendi me aktivitetet e DKRS-së.
Driton Selmanaj, anëtarë i Organizatës “Demokracia+” dhe njëherit anëtar i këtij komisioni ka thënë se këto të arritura të komunës së Vitisë, që kanë të bëjnë me Kulturën, Rininë dhe Sportin duhet të shërbejnë si model edhe për komuna të tjera të Kosovës.
Me këtë konstatim të z. Selmanaj u pajtuan edhe anëtarë tjerë të këtij komisioni të cilët në fund të këtij takimi kërkuan nga përfaqësuesit komunal të Vitisë, që të jenë pjesë e panelit të komisionit kur pritet të zhvillohet një takim me komunat tjera. /2L ONLINE/