Në shenjë respekti e falënderimi, drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS), në Gjilan, Aurorë Osmani Buca, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, vizituan dy familjet strehuese në komunën e Gjilanit.
“Aziz Hamdiu tash e sa vite ka strehuar në familjen e tij, pesëmbëdhjetë fëmijë, e që momentalisht në përkujdesje ka dy fëmijë të braktisur. Ai dhe gruaja e tij znj. Alije, po bëjnë punë fisnike e tejet humane. Ndërkaq, Muharrem Lutfiu nën përkujdesje përgjatë viteve ka strehuar tetëmbëdhjetë fëmijë të braktisur. Momentalisht të strehuar e ka vetëm një fëmijë”, ka thënë drejtoresha Osmani Buca
Ajo shtoi se Komuna e Gjilanit përmes DSHMS-së ka subvencionuar familjet strehuese me të holla, brenda mundësive ligjore e buxhetore.
“Falënderojmë përzemërsisht familjet për mikpritjen e ngrohtë, dhe i sigurojmë që përkrahja e institucioneve nuk do të mungojë asnjëherë”, ka thënë drejtoresha e DSHMS-së. /2LONLINE/