(2LONLINE) – Koordinatori i programit të Handikosit për QRBB (Qendra e Rehabilitimit në Bashkësi ) Behxhet Binaku me përfaqësuesen e Sevdi Qellder Italian Enkleva Strasi dhe punëtorja e fizios nga niveli qendror Nita Kelmendi gjatë ditës bënë vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara të cilët rehabilitohen në qendrën e Handikos-it ka bër ëtë ditur Fatmir Shurdhani, asistent i menaxherit.
Sipas tij, ata u ndanë jashtëzakonisht të kënaqur me punën që bëhet në këtë qendër për fëmijët me aftësi të kufizuara njëherësh ekspertja Enkleva Strase ofrojë eksperiencat e saja se si duhet të punohet me fëmijët me aftësi të kufizuara, njëherësh bënë vlerësimin e pesëmbëdhjetë fëmijëve me aftësi të kufizuar fizike dhe intelektuale.
Në fund të këti aktiviteti Fatmir Shurdhani priti një delegacion të Sevdi Qellder Italian ata i njoftoi për prioritetet e Qendrës së Handikosit në Gjilan. Ata u njoftuan për bashkëpunimin e institucioneve me Handikosin dhe organizatat tjera joqeveritare në nivel lokal. Qëllimi i delegacionit ishte mbushja e një pyetësori i cili ka të bëjë me strategjinë e degës së Handikosit në Gjilan mundësit për përkrahje.
“Ata na njoftuan se kjo është vizita e parë e këtij karakteri ngase në agjendë e kanë që të vizitojnë të gjitha qendrat e Handikosit në nivel vendi në mënyrë që të dalin me modulin e ri të punës për përkrahje”, ka thënë Shurdhani. /2lonline/