DYLON

Vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi

Vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi
Avatar photo Redaksia

Në veprimtarinë e tretë të “Vjeshtës letrare të Gjilanit”,

VLERËSOHET PORTRETI LETRAR I SHKRIMTARIT JUSUF BUXHOVI

EkoHigjiena

Kësaj të shtune, më 1 nëntor 2025, në Bibliotekën e qytetit “Fan S. Noli” të Gjilanit, në veprimtarinë e tretë të edicionit të 16-të të Mnaifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, do të vlerësohet portreti letrar i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, njëri nga shkrimtarët e shquar të Kosovë dhe, fitues i vjemë i Çmimit letrar, “Beqir Musliu”, si çmimi më prestigjioz letrar që e jep komuna e Gjilanit, për vlera të mirëfillta letrare, për shkrimtarët që kanë rrumbullakësuar një karrierë të begatshme me prurje të reja dhe vlera artistike për letërsinë.

Për krijimtarinë e bujshme të tregimtarit, romansierit, historianit e publicistit Jusuf Buxhovi, pritet të flasin, prof dr. Annton Nikë Berisha, shkrimtari Ibrahim Kadriu, poeti e kkritiku letrar, Shefqet Dibrani, poetja kaltrinë Berisha, poeti e kritiku letrar, Nexhat Rexha, magjistri i letërsisë, Arsim Halili dhe krijuesja e re, profesoreshë Blinerë Hajdari.

Me deklamime, fragmente nga krijimataria në prozë e Jusuf Buxhovit do të lexojnë Linditë Ramushi Dushku e Arbisë Krasniqi.

Të pranishmëve do t’iu drejtohet dhe vetë shkrimtari Jusuf Buxhovi me një fjalë rasti

Këtë veprimtari letrare, së cilës i ka premtuar mbështetje, do ta udhëheqë shkrimtari Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Clubit “Beqir Musliu”.

Të pranishmit në këtë veprimtari do ta kenë dhuratë, numrin 47 të revistës letrare AGMIA, numër që i përkushtohet siç është bërë tashmë traditë, fituesit të përvitshëm të këtij Çmimi, botimin të cilin e ka ndihmuar MKRS-ja përmes Departamentit të kulturës, përmes një thirrjeje publike për vitin 2025.

Krijuesit dhe artdashësit janë të mirëseardhur!

/Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.