DYLON

Vlerësohet lartë puna e Prokurorisë Themelore në Gjilan

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe në Zyren e Kryeprokurorit Jetish Maloku, ishte në vizite zyrtare Kryeprokurori i shtetit shqiptar Adriatik Llalla i shoqëruar nga Kryeprokurori i shtetit të Republikës së Kosovës Aleksandër Lumezi, me bashkëpunëtorë,
Sipas malokut, u vlerësua lart puna dhe efikasiteti i Prokurorisë Themelore në Gjilan në ndërtimin e sigurisë dhe qetësisë në këtë pjesë të Anamoravës si model për liri dhe qetësi absolute për të gjithë qytetarët pavarësisht kush është, në çka beson dhe cilit nacionalitet i takon.

Maloku ka thënë se është vlerësuar lartë puna e kësaj prokurorie si model i përgjegjësisë dhe barazisë për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe cenojnë vlerat e një shoqërie demokratike. Gjithashtu, si prokuroria më e mirë dhe me efikasitet më të lartë në lufte kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si model edhe për regjionet tjera, i tillë në luftën kundër dukurive negative. e pse jo edhe si model në shtetin shqiptar, që duhet të aplikohet si provë për sukses në luftën kundër krimit dhe atakimit të sigurisë së qytetarit tonë.

EkoHigjiena

Po ashtu u çmua lart periudha kohore mbi dy vjeçare në këtë regjion ku nuk ka pasur vrasje të dhunshme e të rëndë që lakmohet edhe nga shtetet me demokraci shumë të zhvilluar.

Në fund dy kryeprokurorët Llalla e Lumezi pranuan nga një dhuratë si shenjë mirënjohëse nga Kryeprokurori i kësaj Prokurorie, Jetish Maloku, për kontributin dhe vizitën e bërë në qytetin e Gjilanit pikërisht me portretin e këtij qyteti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.