/2L ONLINE/ – Vlerësohet lartë krijimtaria letrare dhe studimore e Prof dr. Anton Nikë Berisha, autor i 75 veprave origjinale dhe i 40 veprave tjera të cilat i përgatiti dhe përzgjodhi për botim. Anton Nikë Berishës, është fitues i sivjetmë i Çmimit Letrar “Beqir Musliu”, me të cilin u nderua në qershor të këtij viti.
Dhe, për të ishte rezervuar kjo e shtune e “Vjeshtës letrare të Gjilanit”, që kësaj here po rrugëton me edicionin e gjashtë me radhë. Për veprat letrare dhe studimore të Anton Nikë Berishës, folën njohësit dhe studiuesit e letërsisë, Ibrahim Kadriu, Prend Buzhala, Mahmud Hysa e Nexhat Rexha. Për Berishën u tha se është një krijues që krijon në heshtje pa zhurmë. Është një figurë epiqendër në krijimtarinë tonë letrare e studimore që shquhet për arritje të mëdha në këto fusha.
Ky autor nga vepra në vepër ka arritur të ndërtojë një estetikë sistematike të veprës së vet, e cila të gjithë faktografinë jetësore dhe historike arrin të vërë nën një sfond universalizmi sa referencat e burimeve të ndryshme të vihen nën një balanc esetiko-etik. Berisha, pos ndërtimit të një sistemi estetik brenda veprës së vet, ai në të njëjtën kohë, më një përkushtim të jashtëzakonshëm, ndërton një sistemi të ideve personale estetike e teorike, të cilat i ka aplikuar në opusin e tij të gjerë studimor që shtrihet që nga trashëgimia kombëtare orale, te veprat e autorëve të traditës e deri të letërsia e aktualitetit.
Një kontribut të veçantë Berisha ka dhënë në krijimin e urave të komunikimit mes letërsisë shqipe dhe asaj arbëreshe, duke sjellë edhe vepra, por edhe studime për veprat dhe autorët më të njohur të kësaj pjese të letërsisë shqipe. Një segment i rëndësishëm i veprimtarisë së tij letrare është edhe fusha e përkthimit. Nga aktiviteti përkthyes ia vlen të përmendet përkthimi nga gjermanishtja në shqipe e kryeveprës së poezisë botërore, epi akado – babilonas, “Gilgameshi”
VEPRAT E BOTUARA TË ANTON NIKË BERISHËS
I. Veprat origjinale
1. Kthimi i Skënderbeut në Krujë. Vjersha për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1970.
2. Përkime poetike. Kritika letrare. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
3. Mundësi interpretimi. Ese dhe vështrime. “Rilindja”, Prishtinë 1979.
4. Pilivesa e flakëruar. Poemë për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1980.
5. Këngë dasme I. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1980.
6. Çështje të letërsisë gojore. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
7. Antologji e përrallës shqipe. (Bashkë me Myzafere Mustafën), “Rilindja”, Prishtinë 1982.
8. Këngë dasme II. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 1984.
9. Motra kërkon vëllezërit. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë i përpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011.
10. Teksti poetik. Vështrime e kritika. “Rilindja”, Prishtinë 1985.
11. Anekdota I. (Bashkë me Anton Çettën e F. Sylën), IAP, Prishtinë 1987.
12. Vajtime, gjamë dhe elegji. (Bashkë me Anton Çettën), IAP, Prishtinë 1987.
13. Mbi letërsinë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prish-tinë 1987.
14. Anekdota II. (Bashkë me Anton Çettën e Fazli Sylën), IAP, Prishtinë 1988.
15. Kështjella e dritës. Libër leximi për klasën IV. (me Mehmet Gjevorin e Qqmil Batallin) Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 1988.
16. E Bukura e Dheut. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1989. Botimi i dytë i pë rpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011.
17. Shumësia kuptimore. Ese dhe vështrime. “Rilindja, Prishtinë 1990.
18. E Bukura e Dheut bahet nuse. (Zgjedhje përrallash shqiptare), “Flaka e vëllazërimit”, Shkup 1991.
19. The angry Cloud. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia. Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of Literary Translators, Prishtinë 1991.
20. Bimorja. Roman për të rritur. “Rilindja”, Prishtinë 1993. Botimi i dytë i përpunuar “Faik Konica” Prishtinë 2012.
21. Këngë kreshnike III. (Bashkë me A. Çettën, F. Sylën, M. Mustafën), IAP, Prishtinë 1993.
22. Vepra letrare e Martin Camajt. “Radhonjtë e Zjarrit”, n. 18, Kozencë, 1994.
23. Vepra letrare e Martin Camajt. Botimi i dytë i rishikuar dhe i shtuar, “Lajmtari”, Tiranë 2000. Botimi i tretë i plotësuar dhe i shtuar “Princi”, Tiranë 2010.
24. Ernest Koliqi poet e prozator. Radhonjtë e “Zjarrit”n. 21, Kozencë 1995. Botimi i dytë “Toena”, Tiranë 1997.
25. Veçanti ligjërimesh poetike. “Eurorilindja”, Tiranë 1996.
26. Tre saggi sull’opera di Giuseppe Schirò. “Biblos”, Palermo 1997.
27. Mbi tri vepra poetike të Zef Skiroit. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
28. Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Antologia della poesia orale arbëreshe. Transkriptimin F. Altimari. Përkthimin V. Belmonte. Rubbettino, Soveria Mannelli, Catanzaro 1998.
29. Antologji e poezisë gojore arbëreshe. Vetëm tekstet në arbërisht. “Shpresa”, Kisha e Shën Ndout, Prishtinë 1999.
30. Qasje poetikës së letërsisë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinë 1998.
31. Antologji e poezisë bashkëkohore arbëreshe. Antologia della poesia contemporanea italo-albanese. Përkthimet në italisht Vinçenc Belmonte. Centro Editoriale e Librario della Università degli Studi della Calabria, Cosenza 1999.
32. Burim drite e dashurie. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618-1998. “Shpresa”, Prishtinë 1999.
33. Mbi letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Pjesa e parë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2000.
34. Gjymtime dhe shëmtime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. “Shpresa”, Prishtinë 2001. Ribotuar më 2007 në revistën ARS të Tiranës.
35. Poezia për fëmijë e Mark Krasniqit. Studim monografik. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
36. Antologji e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë 2002.
37. Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
38. Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
39. Su due opere di Girolamo De Rada. I Canti di Milosao. Skanderbeg sfortunato. Palermo 2004.
40. Nëna e dritës. Roman. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
41. Thelbësorja e besimit dhe lutjeve të Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2005.
42 Çështje teorike të letërsisë. “Faik Konica”, Prishtinë 2005.
43. Njëmendësia e fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2006.
44. Nëna Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne. Studim. Tekste. Testamenti shpirtëror dhe letra të Nënës Tereze. “Sanctea Crucis”, Prishtinë 2007.
45. Ferri i lodhur. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë 2007.
46. Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2008.
47. Testamenti shpirtëror i Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2008.
48. Këngë që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij. Mbi këngët kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
49. Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008.
50. Antologji e kangëve kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
51. Shën Pali dhe Nëna Tereze. Qasje besimit – dashurisë për Hyjin e për njeriun. “Maluka”, Tiranë 2009. Botimi i dytë i plotësuar. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2009. Botimi i tretë “Faik Konica” 2010.
52. Sull’opera Letteraria di Dushko Vetmo. Studio. Mbi veprën letrare të Dushko Vetmos.Studim. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica, Sezione di Albanologia. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”, Rende (Italia) 2009.
53. Antologia della letteratura degli Albanesi di Calabria. (Bashkë me A. Altimarin, F. De Rosa, V. Belmonte) Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.
54. Ujëvarë drite në zemër. Katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agneze Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. “Argeta – LMG”. Tiranë 2009. Botimi i dytë nga e njëjta shtëpi botuese 2010.
55. Nëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellësinë e zemrës. Zgjedhjen, shqipërimin nga italishtja dhe parathënien Anton Nikë Berisha, “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2010.
56. Nëna Tereze në tri shpalime. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
57. Cascata di luce nel cuore. Quattordici immagini sulla Grazia Divina di Agnese Gonxhe Bojaxhiu – Madre Teresa. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2010. Botimi i dytë më 2012 nga i njti botues.
58. Approccio ai canti albanesi dei prodi. Traduzione di Enina Nishani, Fierella de Rosa, Orjeta Hashorva. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2010.
59. Nëna Tereze në poezinë bashkëkohore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
60. Poetika e fjalëve të gurta. Qasje veprës letrare të Azem Shkrelit. “Argeta – LMG”, Tiranë 2011.
61. Delle Rapsodie albanesi del 1866. Studio. Traduzione a cura di Vincenzo Belmonte. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2011.
62. Vëzhgime teorike dhe estetike të De Radës dhe të Fishtës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2011.
63. Larmi vëzhgimesh letrare. “Faik Konica”, Prishtinë 2012.
64. Dritë në shtjellën e gërbulës. Roman. “Fjala Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2012.
65. Rreth veprës “Il Canzoniere albanese” të Françesk Anton Santorit. Studim. Con una sintesi i intaliano. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2012.
66. Letërsia për fëmijë si art i fjalës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2013.
67. Rrënjësia etnike në veprën e Mark Krasniqit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
68. Shën Maria dhe Nëna Tereze. Studim. Koferenca ipeshkvore e Shqipërisë & Fjala Hyjnore, Tiranë – Prishtinë – Shkodër 2013.
69. “Meshari” –vepër e hartuar nga Gjon Buzuku. Faik Konica. Prishtinë 2014.
70. “Meshari” –vepër e hartuar nga Gjon Buzuku. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”. Comet Editore Press. Cosenza 2014.
71. Vetëdëshmi të Ismail Kadaresë për letërsinë. Studim. Shtëpia
botuese “Buzuku”. Prishtinë 2014.
72. Prushti i bukurisë. Il fulgore della bellezza. Dygjuhësor. Përktheu në italisht: Albana Alia. Pellegrini Editore. Cosenza 2014.
73. Pjetër Budi poet dhe prozator. Studim. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2015.
74. Kënga e këngëve, studim, Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë.
75. Prushi i bukurisë, poemë dhe vështrime rreth saj, Shtëpia botuese “Beqir Musliu”, Gjilan.
II. Komplete veprash
1. Dushko Vetmo, Vepra letrare. Opera letteraria. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica – Sezione di Albanologia. Cosenza 2007.
2. Giuseppe Del Gaudio, L’opere drammatiche. Vepra dramatike. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2008.
III. Vëllime poezish të zgjedhura
1. Mirko Gashi, Plagë uji. “Rilindja”, Prishtinë 1990.
2. Visar Zhiti, Kohë e vrarë në sy. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
3. Giuseppe Schirò di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirë. Palermo 1998.
4. Vorea Ujko, Gërmime në dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
5. Lluka Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Radhonjtë: “Shkrimtarë arbëreshë” 1, Kozencë 1999. Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
6. Enza Scutari, Hënza fshihet prapa meleve. “Svinga”, Prishtinë 2000.
7. Mark Krasniqi, Poezi e zgjedhur për fëmijë. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 2001.
8. Azem Shkreli, Rrënjë të gurta. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2001. Botimi i dytë i rishikuar, Shtëpia e kulturës – Pejë 2012.
9. Azem Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Stilo Editrice, Bari 2005.
10. Vorea Ujko. Fshehtësia e rrënjëve. Poezi e zgjedhur. Botimet “Toena”, Tiranë 2007.
11. Ramadan Mehmeti, Bekimi i gjurmëve. Parathënien Prend Buzhala, “Rozafa”, Prishtinë 2008.
12. Jeton Kelmendi, Erdhe për gjurmë të erës. “GlobusR”, Tiranë 2009.
13. Ibrahim Kadriu, Kohë e djegur në bebëza. Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
14. Miradije Ramiqi, Dashuria flet me zemrën e diellit. “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
15. Sabit Rrustemi, Ndezje yjesh në zemër, Shtëpia botuese ‘Beqir Musliu”, Gjilan.
IV. Vëllime punimesh të zgjedhura
1. Atë Anton Harapi, Njesimi kombtár dhe ideali kombtár. Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
2. Anton Çetta dhe vepra e tij (Autorë të tjerë për A. Çettën). Kuvendi françeskan i Gjakovës, Gjakovë 1997.
3. Atë Bernardin Palaj, Mitologji, doke e zakone shqiptare. “Shpresa”, Prishtinë 2000.
4. Françesko Altimari, Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe. “Shpresa – Kuvendi Salezian” & “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
5. Atë Marin Sirdani, Françeskanët në Shqypní dhe shqiptarët katolikë në lamë t’atdhetarís. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
6. Atë Marin Sirdani, Ndriçime të historís, të kulturës dhe të artit shqiptar. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
7. Në mbretërinë poetike. Kritikë letrare për veprën e Anton Pashkut. “Shpresa”, Prishtinë 2002.
8. Duaje Zotin me gjithë zemër. Biseda me Mons. Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2002.
9. Anton Harapi, Shqiptari dhe bota e tij. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
10. Autorë të tjerë për veprën e Anton Harapit. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
11. Mons. Zef Gashi, Zoti në jetën time. “Shpresa”, Prishtinë 2003.
12. Fishta, Piksime estetike mbi artin e fjalës. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
13. Mirash Gojçaj, Thesare të Malsisë. Emisioni françeskan, Tuz 2006.
14. Agneze Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellsinë e zemrës. Përkthyer nga italishtja me parathënie. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2010.
V. Transkriptime e përshtatje
1. Rapsodi të një poeme shqiptare. (Transliteruar e përgatitur për shtyp bashkë me A. Çettën), Jeronim De Rada, VEPRA 5 (Kompleti), “Rilindja”, Prishtinë 1983.
2. Leonardo De Martini, Harpa arbnore. Shkrimin hyrës Ernest Koliqi, “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
3. Kuvendi i Arbënit 1703. Tri versione. Përshtatjen në gjuhën e sotme të përkthimit të Engjëll Radojës e bëri Anton N. Berisha. Konferenca ipeshkvore shqiptare. Prishtinë 2003. Botimi i dytë vetëm versioni i përshtatur, “Shpresa”, Prishtinë 2003.
4. Gjergj Fishta. Numër tematik i revistës letrare “JETA E RE” Nr. 11 – 12, Prishtinë 1990.
5. Faik Konica “JETA E RE”, Nr. 3, Prishtinë 1995.
6. Martin Camaj “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1996.
7. Anton Pashku “JETA E RE”, Nr. 4, Prishtinë 1996.
8. Atë Anton Harapi “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1997.
VI. Përkthime letrare
1. Epi i Gilgameshit. Përkthimin nga gjermanishtja, parathënien dhe plotësimin me shënime nga A. N. Berisha. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë “Naim Frashëri”, Tiranë 1990. Botimi i tretë i rishikuar “Argeta – LMG”, Tiranë 2008.
2. Domeniko Korradini H. Brusard, Lavdërimi i kryqëzuar. Përkthim nga italishtja, “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
3. Kënga e Nibelungëve. Kënga e pestë. Përkthim nga gjermanishtja. Botuar në veprën “Njëmendësia e fjalëve”. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2006.
4. Kënga e këngëve. Përkthim nga italishtja. Në revistën “Fjala Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2014.
5. Giuseppe Napolitano, Pëshpëriejt hënës. Bashkë me Ilire Zajmin. “Faik Konica” 201
SHËNIME PËR AUTORIN
Anton Nikë Berisha lindi më 7 gusht 1946 në katundin Dobërdol, komuna e Klinës, Kosovë. Shkollën normale e mbaroi më 1966 në Prishtinë. Më 1971 mbaroi studimet në Fakultetin filozofik, Dega gjuhë e letërsi shqipe, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa më 1976 kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë Fakultetit filozofik të Universitetit të Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit të filologjisë. Po në këtë Universitet (më 1981) mbrojti tezën e doktoratës shkencore.
Gjatë vitit universitar 1978/79 realizoi një qëndrim studimor në RF të Gjermanisë (Universiteti i Göttingenit) si bursist i DAAD-së, ndërsa në vitet 1984/85 (në Universitetin e Göttingenit) dhe 1992/93 (në Universitetin e Münchenit) ishte bursist i Alexander von Humboldt Stiftung-ut.
Në Institutin albanologjik të Prishtinës punoi nga viti 1973; në fillim asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar shkencor.
Në vitin akademik 1992/93 (dy semestra) mbajti mësim në Seminar für Allgemeine und Indogermanische Sprachwissenschaft – në Katedrën e albanologjisë – Universiteti i Münchenit.
Nga nëntori i vitit 1993 punon në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqiptare – Dipartimenti i linguistikës, Fakulteti i letërsisë dhe i filozofisë i Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i letërsisë shqipe.
Është anëtar i Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë.
Botoi një varg veprash me studime letrare dhe monografi (për De Radën, Fishtën, Z. Skiroin, E. Koliqin, M. Camajn, M. Krasniqin, D. Vetmon, A. Shkrelit), romane (për të rritur e për fëmijë), vëllime me materiale të letërsisë gojore, vëllime me poezi të zgjedhura të poetëve shqiptarë, punime në revista të ndryshme në shqip dhe në gjuhë të tjera si dhe mori pjesë në shumë tubime letrare e shkencore të karakterit kombëtar e ndërkombëtar.
Nga gjermanishtja përktheu Epin e Gilgameshit, Rilindja, Prishtinë 1984, botimi i dytë dhe i tretë në Tiranë 1990, 2008, dhe këngën e parë dhe të pestë të Këngës së Nibelungëve, ndërsa nga italishtja poemën e Domeniko Korradinit H. Brusard Lavdërimi i kryqëzuar, Faik Konica, Prishtinë 2007.
Në vitin 1985 mori Shpërblimin e dhjetorit të KSA të Kosovës për letërsi për veprën Teksti poetik, më 2004 shpërblimin “Hivzi Sulejmani” për romanin Nëna e dritës dhe shpërblimin “Asdreni” për përkthimin poetik të Epit të Gilgameshit (Korçë qershor 2009) dhe më 2012 shpërblimin “Giorge Mangone” të Sindikatës të pavarur të shkrimtarëve italianë për Kalabrinë.
Përndryshe, Anton Nikë Berisha, është fitues i çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2015. /2L ONLINE/