DYLON

Vlerësohet lart bashkëpunimi Kosovë – Gjermani

Avatar photo Redaksia

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Anëtaren e Parlamentit (Bundestagut) të Gjermanisë, Marieluise Beck . Në këtë takim u fol për arritjet e fundit në Kosovë, përkatësisht zhvillimet dhe reformat strukturore dhe funksionale në fushën e drejtësisë, procesin e dialogut me Serbinë, integrimin e veriut dhe për proceset e integrimit në BE, si dhe përmbushjen e kritereve për liberalizim si një ndër çështjet me interes për qytetarët e Kosovës.

Me theks te veçantë Deputetja Beck vlerësoi procesin e zgjedhjeve të fundit të zhvilluar në Kosovë dhe njëkohësisht ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë që zgjedhjet të jenë demokratike.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.