DYLON

Vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i dhënë në ngritjen profesionale të zyrtarëve të Policisë Kufitare

Vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i dhënë në ngritjen profesionale të zyrtarëve të Policisë Kufitare
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti së bashku me Drejtorin e Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku priten në takim znj. Andrea Geschke zyrtare e Ambasadës Gjermane me seli në Shqipëri e që mbulon edhe Kosovën, e cila njëherësh është edhe zyrtare ndërlidhëse e Policisë Federale në Ambasadën Gjermane.

Drejtori Mehmeti e falënderojë znj. Geschke për bashkëpunimin dhe dhënien e kontributit të jashtëzakonshëm në ngritjen profesionale të zyrtarëve të Policisë Kufitare, duke ofruar trajnime të ndryshme të specializuara, pajisje të ndryshme për kontroll të kufirit si dhe një numër të konsideruar të veturave policore.

EkoHigjiena

Duke treguar vazhdimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme, pritet që edhe këtë vit ti dhurohet një donacion me automjete Policisë së Kosovës e cila iu është mjaft mirënjohëse. /2LONLINE.com/