/2L ONLINE/ – Policinë e Kosovës, Drejtorinë Rajonale të e Gjilanit, e kanë vizituar zyrtarë të lartë komunal: Halit Rexhepi, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaip Ismaili, komandant i zjarrfikësve, si dhe Afërdita Këqiku, psikologe klinike në QKMF, në Gjilan. Ata janë pritur nga drejtoresha rajonale e Policisë së Kosovës, kolonele Elmina Mahmuti si dhe zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës, nënkolonel Shaban Azizi dhe stafi tjetër komandues.
Duke i falënderuar për vizitën, kolonele Elmina Mahmuti prezantoi stafin komandues nё rajon dhe të pranishmit i njoftoi për gjendjen aktuale të sigurisë në rajonin e Gjilanit. Pjesë e sukseseve të Policisë së Kosovës në rajonin tonë në aktivitetet e përditshme policore pa dyshim është edhe kontributi i institucioneve të ndryshme komunale.
Të pranishmëve për kontributin dhe bashkëpunimin e mirë me Policinë e Kosovës, që po japin për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të mirën e qytetarëve u janë ndarë mirënjohje të veçanta.
Mirënjohje e veçanta i është dhanë komandantit të njësiteve zjarrfikësve, në kohën e verës kur ku me rritjen e temperaturave, shpesh rriten edhe rastet e zjarreve, atëherë pa dyshim bashkë rendimi i punëve në mes policisë dhe zjarrfikësve dhe hartimi i planeve vepruese është preventivë e mirë.
Përfaqësuesit e institucioneve komunale kanë premtuar se do ta rrisin bashkëpunimin dhe përkrahjen për Policinë në të gjitha sferat ku parësore janë interesat e qytetarëve. /2L ONLINE/