DYLON

Vlerësohen të rëndësishme investimet në rregullim të infrastrukturës në brezin kufitar

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rrugët e rregulluara në fshatrat e brezit kufitar të Komunës së Gjilanit, ishin arsyeja që Drejtori i Shërbimeve Publike, Infrastrukturës dhe Banimit, Sokol Haziri, u shoqërua edhe nga anëtarët e komitetit për Shërbime Publike, të cilët pa dallime politike, pozitë e opozitë, i kanë vlerësuar si shumë me rëndësi angazhimet konkrete dhe investimet në rregullim të infrastrukturës së këtyre fshatrave.

Me këtë rast në emër të drejtorisë, Sokol Haziri, ka thënë se fshatrat Lipovicë, Burincë, Muqibabë dhe fshatra e lagje të tjera, ishin në një gjendje shumë të keqe sa i përket infrastrukturës publike.

EkoHigjiena

“Sot në inspektim të punëve tona kemi për vizitë edhe komitetin të cilët janë ndarë të kënaqur me punët që ne kemi bërë. Banorëve të këtyre fshatrave të brezit kufitar po u mundësohet një zhvillim i jetës normale. Ata kanë mundësinë të kryejn punët e tyre të bujqësisë dhe blegtorisë, por edhe të investimit në pronat e tyre dhe kthimin në pronat e tyre normalisht. Si drejtori ne kemi investuar në ndriçim publik dhe tash edhe në rregullim të mbi 20 kilometrave të rrugëve të rendit të tretë, në këtë pjesë”, tha drejtori Haziri, duke shtuar se prioritet yni është përkujdesja për qytetarët tanë anë e kënd hapësirës së Komunës së Gjilanit.

Isa Agushi, kryesues i Komitetit për Shërbime Publike, ka thënë se si komitet njëzëri janë shumë të kënaqur me punën që është bërë nga drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim.

“Sot jemi në vizitë së bashku edhe me anëtarët e tjerë të komitetit për Shërbime Publike, në këtë pjesë të brezit kufitarë, ku nga afër po shohim projektet që janë një dëshmi e përkujdesjes për këta banorë të këtyre viseve. Premtimi i kryetarit Haziri që prioritet do të jenë zonat më të thella malore dhe kryesisht fshatrat e brezit kufitar, tashmë në këtë pjesë wshtw njw realitet pwrmes investimeve konkrete. Kwtu mund të bëhet një jetë normale, sepse rrugët e trajtuara janë jashtëzakonisht të mira dhe mirëseardhura për banorët e këtyre fshatrave”, tha ndër të tjerash Agushi.

Ndërsa Hysen Hajdari nga fshati Burincë ka thënë se kjo rrugë ishte kërkesë e jona e kahmotshme dhe tashmë këtë problem e kemi të zgjidhur si edhe shumw tw tjera.

“Këtë e kishim kërkesë të kahmotshme dhe emergjente, sepse rruga ishte në gjendje shumë të keqe dhe vështirë të kalueshme. Sot ne kemi rrugwn shumw tw mirw dhe mundësinë të kryejmë punët e fshatit dhe të jetojmë me një infrastrukturë shumë më të mirë duke mundësuar edhe qëndrimin e banorëve nëpër pronat e tyre, por edhe investimet”, tha ai ndër të tjerash. /2L ONLINE/