DYLON

Vlerësohen rezultatet dhe bashkëpunimi i deritanishëm prokurori – polici

Vlerësohen rezultatet dhe bashkëpunimi i deritanishëm prokurori – polici
Avatar photo Redaksia

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, sot ka pritur në takim Drejtoreshën e Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, Elmina Mahmuti.

Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe komandantët e stacioneve policore të rajonit të Gjilanit, shefat e hetimeve dhe nënkryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Aziz Azizi.

Gjatë këtij takimi, fillimisht u vlerësuan rezultatet dhe bashkëpunimi i deritanishëm, si dhe u diskutuan problemet me të cilat ballafaqohen këto institucione, me qëllim të koordinimit rreth ngritjes së cilësisë së bashkëpunimit.

EkoHigjiena

Gjithashtu, prokuroria dhe policia u koordinuan edhe rreth përgatitjes së ekipeve, të cilat do të përbehen nga prokurorë dhe hetues policor, në mënyrë që të vëzhgojnë Zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës, me qëllim që procesi zgjedhor në regjionin e Gjilanit të shkojë sa më mirë.

Po ashtu, të njëjtit theksuan se ekipet e formuara do të përcjellin edhe fushatën zyrtare për zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që të mënjanohen incidentet, gjatë shpalosjes së programeve politike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.