DYLON

Vlerësohen lartë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Finlandës

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Finlandës në Kosovë, zonjën Anne Huhtamӓki, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.E hënë, 07 shtator 2015

Presidentja Jahjaga e falënderoi ambasadoren Huhtamӓki për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë institucioneve të Kosovës në çdo fazë të shtetndërtimit, fuqizimit të institucioneve dhe të demokracisë.

EkoHigjiena

Ajo vlerësoi lartë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Finlandës dhe mbështetjen që ky vend i ka dhënë procesit të konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës dhe perspektives së saj evropiane.

Ambasadorja e Republikës së Finlandës në Prishtinë, zonja Anne Huhtamӓki, shprehu vendosmërinë e vendit të saj për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë me interes të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.