DYLON

Vlerat ushqyese të arrës janë të shumta

Avatar photo Redaksia

Vlerat ushqyese të arrës janë të shumta, ndërsa janë një ushqim i mirë për fëmijët, janë të mira kundër rënies së flokut, ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, etj. Arrat janë një burim i pasur energjie dhe përmbajnë ushqyes, minerale, antioksidantë dhe vitamina të cilat janë esenciale për një shëndet të plotë.

Janë të pasura me Omega 3. Konsumimi i rregullt i arrave ndihmon për të ulur kolesterolin e lartë në gjak, duke i’u mundësuar një qarkullim të rregullt të gjakut dhe elasticitetit të enëve të tij. Konsumimi i vetëm 25 g arrash në ditë, ndihmon në parandalimin dhe uljen e presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve kronike të enëve të gjakut, kancerit në prostatë, në gji dhe në shtyllën kurrizore.

EkoHigjiena

Arrat janë shumë të pasura në vitaminë E, përmbajtja e së cilës ndikon në pasjen e një lëkure sa më të shëndetshme. Janë të pasura në magnez, zink, kalcium, hekur, etj. Arrat janë shumë te mira kundra renies së flokeve.

Lengu që merret nga përzierja e gjetheve dhe e lëvores së jashtme të degeve të arrës, përdoret kundër rënies së flokëve. Për një maskë të thjeshtë na shërbejnë 30-40 gram gjethe dhe levore degësh te njoma, me një liter uje dhe ziejnë per 10-15 minuta. Më pas me këtë leng i cili duhet te jete i vaket, shpëlahet koka. Sipas parukierve, kjo larje ndikon gjithashtu në nxirjen e flokëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.