DYLON

Vlerat e rralla ushqyese të gështenjës

Avatar photo Redaksia

Falë përbërësve të saj, përdorimi i gështenjës në mjekësinë popullore është i njohur dhe mjaft i përhapur. Gështenja është një bimë mjaft e përhapur jo vetëm në Evropë por edhe në vendin tonë.

Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 % niseshte, kur janë të freskëta. Gështenjat e ziera ose të pjekura, kanë veti të mira dhe rregullojnë funksionimin e stomakut dhe të zorrëve. Jo vetëm kaq, por ato treten lehtë dhe ndihmojnë në tretjen dhe të ushqimeve të tjera, duke aktivizuar organet dhe gjëndrat e tretjes.

EkoHigjiena

Sipas mjekëve, ato përdoren me efekt të mirë në rastet e heqjes së barkut ose diarresë. Për më tepër, ato këshillohen për fëmijët e vegjël, për të normalizuar procesin e tretjes kur karakterizohet nga mjaft çrregullime.

Ne mund të përdorim mjaft mirë edhe gjethet e gështenjave. Gjethet kanë gjetur një përdorim të mire si zbutës të rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësues të kollës. Çaji me gjethet e gështenjës, ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak, si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Vetitë e saj kuruese nuk kanë fund, ndërsa ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.