DYLON

Vlera e fitores së sotme për Gjilanin tejet e madhe për ta synuar Evropën, vetëm 1 pikë dallim me pozitën e tretë

Vlera e fitores së sotme për Gjilanin tejet e madhe për ta synuar Evropën, vetëm 1 pikë dallim me pozitën e tretë
Avatar photo Redaksia

Ndonëse skuadrat tjera të Superligës duke i përfshirë edhe vet ato në krye të tabelës që luftojnë për titull kampioni, po kanë telashe në Ferizaj, skuadër kjo që si vendëse shpërfaqet e rrezikshme, duket se skuadra e Gjilanit, për dallim nga të tjerët, e ka gjetur formulën e duhur.

Skuadra e Gjilanit ka dalë triumfuese nga ky terren edhe në ndeshjen e sotme, pasi ka mposhtur Ferizajn me rezultat (1:2), duke vazhduar kështu rezultatet pozitive karshi kësaj skuadre.

EkoHigjiena

Për më tepër, vlera e fitores së sotme për skuadrën “kuq e bardh” është tejet e madhe, pasi edhe Malisheva mundi Prishtinën, e Llapi ishte më i mirë se Ballkani duke bërë që Gjilani tani të jetë vetëm 1 pikë diferencë nga pozita e tretë, që dërgon në garat evropiane.

Aktualisht, Drita është e para në tabelë me 42 pikë, Ballkani i dyti me 39, Prishtina e treta e Malisheva e katërta kanë nga 37 pikë, derisa Gjilani i pesti ka 36 pikë, e pas tij është Dukagjini me 33 pikë e kështu me radhë.

Tani, Gjilanit i mbetet që këtë hap të mos humb dhe të vazhdojë tutje me inkasim të pikëve të reja nga çdo ndeshje dhe Evropa është në horizont. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.