DYLON

VLAN: Ne do të formojmë institucionet

Avatar photo Redaksia

Koalicioni paszgjedhor VLAN, pas dështimit të PDK-së për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, ka paralajmëruar mundësinë që ta marrë situatën në dorë dhe t`i formojë institucionet..

Deklarata e Plote e VLAN:

EkoHigjiena

`Koalicioni LDK-AAK-Nisma për Kosovën dhe Lëvizja Vetëvendosje!, pas Seancës së sotme konstituive, konstatojnë dështimin e PDK-së për të zgjedhur Kryetarin dhe për të konstituuar Kuvendin në Legjislaturën V.Plot 100 ditë që prej datës së mbajtjes së Zgjedhjeve të përgjithshme ishin të pamjaftueshme për PDK-në që të krijojë shumicën në Kuvend. Sot, shumica absolute, pra 61 deputetë, ishin kundër propozimit të PDK-së, kandidati i të cilës mori vetëm 44 vota.Koalicioni i shumicës parlamentare konstaton se ndërprerja e Seancës nga kryesuesja, deputetja Brovina, pa e respektuar të drejtën e deputetëve të koalicionit të shumicës për fjalë, ishte jokorrekte.Koalicioni i shumicës parlamentare konsideron se, duke u bazuar në pikën 127 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin Nr. KO 119/14, të 26 gushtit 2014, e ka të drejtën, mundësinë dhe zgjidhjen për të konstituuar Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe pastaj për të vijuar me formimin e Qeverisë së re`

http://www.rtklive.com/?id=2&r=4676

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.