DYLON

Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratës së Jabllanoviçit

Avatar photo Redaksia

Deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani, e ka cilësuar gjuhën e Ministrit, Aleksandër Jabllanoviç të papranueshme dhe e krahason me deklaratat e dikurshme të serbëve

Lexojeni të plotë shkrimin e saj në Facebook:

EkoHigjiena

Rreth deklaratës së Ministrit ‪‎Jablanovic, se viktimat në Kosovë janë viktima të ‎NATO-s:

Në rastin e Tribunalit Ndërkombëtar për Ish-Jugosllavi (ICTY) kundër ish Presidentit të Serbisë, Milan Milutinovic, për krimet e kryera në Kosovë, kjo gjykatë ndërkombëtare pat vendosur se viktimat në Kosovë nuk janë viktima të bombardimeve të NATO’s por të terrorit, represionit dhe krimeve kundër njerëzimit e krimeve të luftës të kryera nga forcat shtetërore serbe. E njëjta është përsëritur edhe gjatë procedurës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Mendimin Këshilldhënës rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ky është qëndrimi zyrtar i Republikës së Kosovës, dhe Jablanovic është ministër i kësaj Republike (e jo i asaj fqinje).

Përndryshe, gjuha e tij ku qytetarët e Gjakovës quhen egërsira është e njëjtë me propagandën shoviniste serbe, e cila me vite të tëra, edhe në televizionin shtetëror serb, ushqente urrejtje ndaj shqiptarëve duke i quajtur ata njerëz me bishta apo kafshë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.