DYLON

Vjosa Osmani ngushëllon familen Musliu

Vjosa Osmani ngushëllon familen Musliu
Avatar photo Redaksia

Telegram ngushëllimi nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, dërguar familjes Musliu.

​”E dashur familje Musliu,

Lajmin për humbjen e jetës së më të dashurit tuaj, Agonit, e ka pranuar me dhimbje të madhe. Prandaj, më lejoni që si qytetare e këtij vendi, si nënë dhe udhëheqëse e Kuvendit të Kosovës, ta ndaj me ju dhimbjen e thellë për vdekjen e parakohshme të tij.

EkoHigjiena

Vdekja e Agonit, në lulen e rinisë, është ngjarje e trishtë, e cila I ka prekur zemra e cdo qytetari të vendit dhe e ka pllakosur Kosovën në zi. Ajo ndodh në një kohë të rëndë për të gjithë ne, në rrethana të pasqaruara plotësisht. Unë shpresoj se organet e drejtësisë do të punojnë në zbardhjen e shpejtë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike.

Si Kuvend i Kosovës ne do të mbështesim ҫdo nismë për hetim të pavarur e profesional, i cili do ta zbardhte përfundimisht gjithë ҫfarë ka ndodhur me familjarin tuaj pas kthimit të tij në atdhe.

Dr. Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit”, thuhet në telegram.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.