/2L ONLINE/ – Sot në ora 12:00, në sallën e Kuvnedit Komunal të Gjilanit, do paraqitet dhe flitet për romanin e shkrimtares Albina Idrizi, “Për një mëngjes ndryshe”, aktivitet ky në kuadër të veprimtarive letrare të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilani-2015”.
Referues do të jenë shkrimtari Ibrahim Kadriu si dhe poeti e kritiku letrar, Ramadan Musliu.
Sipas organizatorit Ars Clubi “Beqir Musliu”, “Vjeshta letrare”, është fushata më e madhe për librin dhe me librin dhe se aktivitete do të ketë pothuajse çdo të shtune, deri më 23 dhjetor. /2L ONLINE/