DYLON

Vjeshta Letrare i përmbyllë sot veprimtaritë e këtij Edicioni

Avatar photo Redaksia

2L ONLINE) – Vjeshta Letrare e Gjilanit sot i përmbyll veprimtaritë e këtij Edicioni, duke i prezentuar veprat më të reja të shkrimtarit Rrahim Sadiku, të cilat i botoi këtë vit përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”.

Duke folur për veprimtaritë letrare të këtij edicioni, Sabit Rrustemi, drejtues i Ars Club “Beqir Musliu”, ka rikujtuar veprimtaritë letrare të këtij edicioni.

EkoHigjiena

Edicioni i pestë i Manifestimit tash tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, këtë vit filloi rrugëtimin dymujor me 11 Tetor 2014, në Galerinë e Arteve, me prezentimin e 16 titujve të rij të këtij viti si dhe me paraqitjen e autorëve të pranishëm, para artdashësve dhe shumë krijuesve.

Më 18 tetor 2014, prezentoi portretin letrar të poetit gjilanas që jeton dhe vepron në Zvicër, Bujar Salihut, në sallën e KK të Gjilanit.

Gjatë datave 23 – 25 Tetor 2014, në kuadër të Panairit të Librit, organizoi “Orën e Shkrimtarëve”, ku para pjesmarrësve të shumtë të Panairit u paraqiten 12 shkrimtarë.

Më 24 Tetor 2014 prezentoi portretin letrar të studiesit të letërsisë dhe poetit Bajram Kosumi, në Sallën e KK të Gjilanit.

Më 25 Tetor 2014, në ditën përmbyllëse të Panairit, prezentoi figurën e humanistit, veprimtarit dhe intelektualit të shquar, Don Lush Gjergjit, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit, në Sallën e KK të Gjilanit.

Më 1 Nëntor 2014, prezentoi portretin letrar të shkrimtarit Prend Buzhala, në Sallën e KK të Gjilanit.

Më 8 Nëntor 2014, prezentoi portretin letrar të studieses dhe poetes nga Tetova, Zejnepe Alili – Rexhepi.

Më 6 Dhjetor 2014, prezentoi protretin letrar të shkrimtarit dhe publicisitit nga Kukësi, Petrit Palushi, në Sallën e KK të GJilanit.

Ndërsa sot, më 13 Dhjetor, i përmbyllë veprimtaritë e këtij Edicioni, duke i prezentuar veprat më të reja të shkrimtarit Rrahim Sadiku, të cilat i botoi këtë vit përmes Shtëpisë Botuese “Beqir Musliu”. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.